Flamurtari prej kohës po punon për të gjetur një trajner për sezonin e ri. Kuqezinjtë tashmë kanë gjetur “timonierin” e ri.
Sipas gazetarit të “Euronews”, Enriko Gabaj bëhet me dije se vlonjatët kanë firmosur me Carlos Garcia. Ky i fundit ka zbarkuar në Vlorë dhe mësohet se ka hedhur firmën mbi kontratë.
Pasi palët kanë “kopsitur” gjithçka siç duhet, mësohet se Sinan Idrizi i ka vënë si objektiv kryesor titullin kampion. Kreu i vlonjatëve nuk përmbahet për rikthimin në elitë dhe kërkon të fitojë trofe.
Garcia siç dihet është mjaft me eksperiencë, pasi në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Udinese.