Deputeti i PD zbulon prapaskenat: Berisha donte Fatos Nanon President!. Ja si luftuam për Bamir Topin

Ne nje interviste, Dashnor Sula zbuloi se ish-kryeministri i asaj kohe Sali Berisha ka dashur që Fatos Nano, ish-lider i PS-së, të zgjidhej President i Republikës për shkak të mungesës së votave.

Ai tregoi se ndonëse numrat mungonin, grupi brenda PD-së tregoi se me vullnet dhe njerëz të fortë politikë, gjithçka është e mundur. “Ne treguam se gjithçka arrihet, nuk ka gjë të pamundur. Edhe në fushatë do të duhen kuaj e ushtarë politikë të fortë që t’i të marrësh zgjedhjet,” shtoi ai.

Lajme të tjera |  Deputeti demokrat, paralajmërim për PD: Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u nxjerr “ujin e zi”!

Nga ana tjetër, Sula nuk i kurseu kritikat për mënyrën si është trajtuar sot brenda PD-së. Ai u shpreh se i ofroi partisë fytyrën, kontributin dhe financat e familjes së tij për një rezultat të mirë, por në vend të mirënjohjes, u përball me përjashtim.

“Mua mu përplas dera në fytyrë. Madje, brenda është përdorur termi në diskutime të ngushta aty: Mos t’ia dëgjojmë emrin Dash Sulës, ‘SPAK-isti Dash Sula’,” tregoi ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us