Dosja “Partizani”/ Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD, Andia Ulliri

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”.

Dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Në orën 10:00 nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares.

Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.

Lajme të tjera |  Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën në ’79-ën dhe që u mbajtën sekret nga regjimi komunist

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us