Partizani është rikthyer ditën e sotme në Tiranë. “Demat” kanë mbyllur përgatitjet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Demat” janë stërvitur për 15 ditë në Ohër, teksa tashmë rikthehen në Tiranë. Por Skënder Gega ka vendosur të “surprizojë” lojtarët, pasi ka vendosur t’u japë 2 ditë pushim.
Saktësisht të martën dhe të mërkurën. Ditën e enjte do të rikthehen sërsh në fushë për të vazhduar përgatitjet për dueli me Kalju që do të luhet më 10 korrik.
Duel i vlefshëm për raundin e parë të Conference League. Ndeshja e parë mes tyre do të luhet në Estoni në stadiumin “Kadrioru Staadion“, ora 18:45.