Pa trajner dhe drejtor sportiv, zbulohet kur Tirana nis përgatitjet për sezonin e ri

Tirana është një nga skuadrat që aktualisht është pa trajner. Madje bardheblutë janë edhe pa drejtor sportiv. Fillimisht nga  kryeqytetasit u largua Agim Ibraimi, më pas Bledi Shkëmbi dhe largimet vazhduan me disa futbollistë.

Një revolucion te kryeqytetasit, të cilët ende nuk kanë vendosur se kujt do t’i besojnë skuadrën për sezonin e ri. Por pavarësisht kësaj drejtuesit kanë vendosur që ekipi do të zbresë në fushë.

Saktësisht me 5 korrik, lojtarët që janë ende pjesë e bardhebluve dhe kanë kontratë me klubin do të zbresin në fushë. Po në këtë ditë pritet të mësohet më shumë mbi trajnerin dhe drejtorin sportiv.

Sigurisht në klub kërkojnë të shmangin çdo situatë të ngjashme me sezonin e kaluar, ku ia dolën të qëndrojnë në Superiore vetëm në ndeshjen e “Play-Off”.

Lajme të tjera |  Mbi 1 milionë euro në sezon, Ardian Ismajli arrin akordin me ekipin e Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us