E PAPRITUR/ Klubi i prish kontratën, ish-i i Partizanit ZYRTARISHT del lojtar i lirë

Albion Marku nuk do të jetë më futbollist i ETO FC. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi.

Hungarezët falenderojnë lojtarin për kontributin e dhënë dhe i urojnë suksese në vazhdim. Ish-i i Partizanit, Laçit dhe Teutës në Superiore, tashmë është një futbollist i lirë.

 “Gjithë të mirat, @albionmarkuu ????

Faleminderit për punën tënde të palodhur me të gjelbrat dhe të bardhat dhe të uroj fat në kapitullin tënd të ardhshëm”, shkruan klubi.

Kujtojmë se aventura e Markut në Hungari ka zgjatur vetëm 1 sezon, teksa palët mbyllin mbashkëpunimin mes tyre para se të përfundojë kontrata. Kështu  24-vjeçari kthehet një opsion për skuadrat e elitës.

Lajme të tjera |  FOTO/ I ndërprenë para kohe kontratën, reagon për herë të parë Albion Marku

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us