Data sot shënon 1 korrik dhe jemi zyrtarisht në sezonin 2025/26. Lojtarët të cilët kanë vendosur prej kohësh për ekipet e reja kanë kaluar, gjithashtu edhe futbollistët që kanë ndryshuar numrat në fanellat e tyre.
Një prej tyre është edhe Jamal Musiala, i cili ka ndryshuar numrin tek Bayern Munich. Talenti i kombëtares gjermane tashmë do të mbajë numrin 10 në shpinë me fanellën bavareze.
Me largimin e Leroy Sane drejt Galatasaray, Musiala e gjeti numrin 10 të lirë dhe u vendos t’i jepej atij. Më parë, sulmuesi gjerman mbante në fanellën e Bayernit numrin 42.