Sipas Shehut, Berisha është përfshirë në një luftë kundër deformimit të zgjedhjeve dhe narko-qeverisë që, sipas tij, ka manipuluar procesin elektoral brenda vendit dhe për emigrantët.
Ai theksoi se ata që kundërshtojnë Berishën, në fakt dobësojnë opozitën dhe përpjekjet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shehu nënvizoi rëndësinë e rolit të Berishës në denoncimin e farsës zgjedhore dhe mbrojtjen e demokracisë.
“Prej vitesh, Sali Berisha ndodhet në një komplot. Berishën e izoluan në shtëpi dhe ai e çau izolimin nga kati i tetë, nga banesa ku ai jeton. Berisha po vazhdon të denoncojë farsën elektorale. Zgjedhjet brenda vendit, por edhe për emigrantët ishin të deformuara. Zgjedhjet janë deformuar nga narko-qeveria. Ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe Berisha e ka thënë këtë edhe në Asamblenë e OSBE-së në Portugali. Regjimet nuk lejojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Regjimet në një formë apo tjetër deformojnë rezultatin e zgjedhjeve. Një regjim nuk shembet me një proces votimi. Pse duhet të japë dorëheqje Sali Berisha? Berisha është përfshirë në një proces për të denoncuar zgjedhjet e pandershme në vend. Ai ka një mision sot për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri. Ata që nuk duan Berishën, duan të dobësojnë luftën opozitare, që PD po realizon nën drejtimin e Berishës, për të nxjerrë në pah deformimin zgjedhor në Shqipëri.”, tha ai.