Plas tek Interi/ Calhanoglu ‘masakron’ Lautaron: Një lider i vërtetë nuk kërkon fajtorë

Hakan Calhanoglu i ka lexuar dhe dëgjuar të gjitha, pastaj është përgjigjur po aq ashpër në Instagram ndaj atyre që e kanë vënë në bankën e të akuzuarve. Përmbledhja e përgjigjes së tij është se “një lider i vërtetë nuk kërkon një fajtor kur është e lehtë” për t’i hedhur atij të gjitha fajet.

Ai është përgjigjur kështu pasi ka përthithur shpërthimin e Lautaro Martinez, i cili nuk përmendi emra por me atë “kush nuk do të qëndrojë, le të largohet” ka hapur një front polemik brenda Interit. Ai ia ka kthyer mbrapsht sulmin e drejtpërdrejtë presidentit, Giuseppe Marotta, i cili e përfshiu pikërisht mesfushorin turk duke i vënë fytyrë aluzioneve të bëra nga sulmuesi pas humbjes në Botërorin për Klube kundër Fluminense.

Reagimi i Calhanoglu

Një postim në rrjetet sociale nga bashkëshortja (“njerëz që nuk janë besnikë”) i hapi rrugë, pastaj ndërhyri drejtpërdrejt futbollisti për të censuruar disa dalje, duke mohuar dhe duke akuzuar nga ana tjetër. Fillimi i mesazhit është një sqarim që Calhanoglu e vendos aty, në krye, për të hequr çdo rindërtim fantazist mbi mungesën e pjesëmarrjes në turneun në Shtetet e Bashkuara.

“Pas dëmtimit në finalen e Ligës së Kampionëve, gjithsesi vendosëm që të udhëtoja me skuadrën për në Shtetet e Bashkuara. Të isha atje, edhe pa mundur të zbrisja në fushë, ishte e rëndësishme për mua. Doja të qëndroja pranë grupit, të jepja mbështetjen time. Fatkeqësisht, gjatë një stërvitjeje në SHBA, pësova një tjetër dëmtim – në një zonë tjetër. Diagnoza ishte e qartë: një tërheqje muskulore. Për këtë arsye nuk munda të luaj në këtë kompeticion. Nuk ka asgjë tjetër. Asnjë prapaskenë”.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Vllaznia “shkundet” në miqësore, shkodranët mposhten me goleadë nga ekipi slloven

Sulmi ndaj Lautaro Martinez

Pasi vendosi pikën e parë, Calhanoglu shkon në thelbin e çështjes dhe thotë hapur se i ka marrë keq disa konsiderata për personin e tij. Nuk i kanë pëlqyer, i konsideron fyese si njeri ashtu edhe si sportist. Dhe e nënvizon këtë në fjalitë pasuese me referencën për “fjalët që ndajnë”.

“Dje humbëm. Dhe dhemb. E kam përjetuar me trishtim, jo vetëm si futbollist, por si njeri që i intereson vërtet kjo skuadër. Pavarësisht dëmtimit, menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare telefonova disa shokë për t’u dhënë mbështetjen time. Sepse kur të intereson, këtë bën. Ajo që më goditi më shumë, megjithatë, ishin fjalët që erdhën më pas. Fjalë të ashpra. Fjalë që ndajnë, nuk bashkojnë. Në gjithë karrierën time nuk kam kërkuar kurrë justifikime. Gjithmonë i kam marrë përgjegjësitë e mia. Kam luajtur edhe me dhimbje. Dhe në momentet e vështira, gjithmonë kam kërkuar të jem një pikë referimi. Jo me fjalë, por me fakte”.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Klubi i prish kontratën, ish-i i Partizanit ZYRTARISHT del lojtar i lirë

Mesazhi për Marottën

Respekt. Është fjala që Calhanoglu e përmend si shembull, por në dëm të shprehjeve të përdorura nga Lautaro dhe drejtuesi më i lartë. Dhe këtu i shkatërron të dy.

“Respektoj çdo opinion – edhe atë të një shoku, edhe atë të presidentit. Por respekti nuk mund të jetë njëkahëshe. E kam treguar gjithmonë, brenda dhe jashtë fushës. Dhe besoj se në futboll, si në jetë, forca e vërtetë qëndron pikërisht te të dish të respektosh, sidomos në momentet më delikate. Nuk e kam tradhtuar kurrë këtë fanellë. Nuk kam thënë kurrë se nuk jam i lumtur te Interi. Në të kaluarën kam marrë oferta – edhe shumë të rëndësishme –. Por kam zgjedhur të qëndroj. Sepse e di çfarë përfaqëson për mua kjo fanellë. Dhe mendoja se zgjedhjet e mia flisnin vetë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us