Gati për postin e deputetes! Dy zv.ministre japin dorëheqjen

Dy zëvendësministret e qeverisë shqiptare, Romina Kuko dhe Ilva Gjuzi, kanë dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga funksionet e tyre ekzekutive dhe janë gati për të marrë postin e deputetes.

Romina Kuko, e cila prej tetorit të vitit 2017 mbante postin e zv. ministres së Brendshme, që prej shtatorit do të jetë pjesë e Kuvendit të ri. Kuko njoftoi largimin nga detyra më 22 maj duke falenderuar për besimin dhe mundësinë për të shërbyer në këtë funksion. Në zgjedhjet e 11 Majit, Kuko u vendos në listën e sigurt të Partisë Socialiste në qarkun e Korçës.

Gati për postin e deputetes! Dy zv.ministre japin dorëheqjen

DOKUMENTI

Ndërkohë, nga ana tjetër, Ilva Gjuzi e cila prej shtatorit të vitit të kaluar mbante postin e zv.ministres së Turizmit, në zgjedhjet e 11 Majit u vendos në listën e sigurt në Qarkun e Tiranës.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us