ZYRTARE/ Do t’i besojnë merkaton, Elbasani prezanton “vizionarin” e ri të klubit

Mino Manoku është afrimi më i ri i Elbasanit. Ai nuk është një futbollist, por do të mbajë te klubi verdheblu rolin e skautit. Ai do të jetë “vizionari” kryesor për merkaton elbasanase.

Është vetë klubi i Superiores, i cili ka njoftuar mbi bashkëpunimin me Manokun.

“Mirë se erdhe Mino. Me krenari dhe vizion, AF Elbasani prezanton Mino Manokun ne rolin e skautit për klubin tonë”, shkruan klubi i Elbasanit faqen zyrtare.

Kujtojmë se deri tani, verdheblutë kanë bërë dy afrime deri më tani. Mesfushori ofenvis, Donard Ibraimi dhe portieri nga Republika Çeke, Martin Janacek janë lojtarët më të rinj të Elbasanit.

Lajme të tjera |  Sisinjo dhe Roberto Kalos kanë qenë këtu”, drejtori turk për Rei Manajn: Çdo lojtar që…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us