Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për procesin gjyqin për korrupsion ndaj Sali Berishës, që sapo ka nisur.
“Një lider duhet të largohet me votë. Kur bëhet pengesë për demokracinë dhe nuk largohet me votë, krijimi i atmosferës për procese gjyqësore është i gatshëm, sepse liderët gjatë mandateve të tyre bëjnë shkarje të qëllimshme ose të paqëllimshme. Ky është rrëfimi për këtë që po flasim. E para, duhet të nisem nga një proces. Berisha e ka patur një takim, marrëveshje, që do apo jo të largohet nga politika, do të mos jetë pengesë e demokracisë, apo do që të ballafaqohet me proceset apo gabimet e tij gjatë pushtetit të tetë viteve të fundit. Ai ka zgjedhur të bëjë betejë dhe beteja e tij ka qenë non-grata dhe procesi gjyqësor. Kjo është fabula jashtë procesit gjyqësor. Atëherë, kur e kemi këtë fabul, fabula tjetër është rikthimi në politikë. Mundohesh të zhvlerësosh procesin gjyqësor duke e bërë politik. Mobilizon njerëz, militantë dhe bën betejë politike me gjyqësinë. Kjo betejë politike, mund të bëhet duke u viktimizuar, për shkak të mungesës së ideve, duke e bërë betejën me një sistem gjyqësor që kontrollohet nga pushteti, apo betejë me ata që kanë krijuar SPAK.
Pse ka qenë e rëndësishme ky gjykim për Berishën? Për shkak se ka qenë një personalitet i fortë politik, me beteja të forta, shumë herë të padrejta. SPAK dhe ngritja e tij, ka mundur të bëhet vetëm duke ngritur akt akuzë ndaj një njeriu të tillë.
Këto janë gabimet e liderëve që i kanë bërë brutalisht dhe Berisha është njëri prej tyre. Nuk po them sa i korruptuar është Berisha, por që vajza dhe djali i tij kanë bërë namin, këtë e dinë edhe zogjtë në degë… Po flasim për një strukturë të organizuar që ka ndërtuar fuqinë përmes një njeriu që ka qenë në pushtet. Nuk mund të mohojmë këtë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shkëlzen Berisha dhe Argita. Argita ka patur numrin aq të madh të firmave që pagunian fee (tarifë) për tu mbrojtur nga ajo dhe ku, si u bë dikush që sapo kishte formuar firmën e drejtësisë në vitin 2005, të kishte kaq biznese për ti mbrojtur? Si është e mundur kjo?
Sistemi i drejtësisë sot është krijuar prej Berishës, ose sistemit të Berishës. Fakulteti i Drejtësisë, sistemi i drejtësisë, Prokuroria, e të tjera, nuk ka mundur askush të kalojë pa nënshkrimin e Argitës. Ka qenë proces korruptiv serioz, i pavërejtshëm sepse ka të bëjë me ekselencën akademike dhe gjysmë politike. Sistemi i drejtësisë që është prodhuar nga Fakulteti i Drejtësisë, ka qenë i kontrolluar krejtësisht nga familja Berisha. Nuk mund ti harrojmë këto referenca. Që nga viti 2004 deri në vitin 2013 ose edhe më vonë në 2015 që ka vazhduar, që sistemit i drejtësisë ka qenë krejtësisht i kontrolluar, proceset gjyqësore që kanë qenë në këtë sistem gjatë kohës së Berishës, nuk kanë mundur të kalojnë pa një pullë ku njerëzit e familjes Berisha kanë thënë se si duhet të kalojë procesi, ata kanë vendosur. Kurrë sistemi i drejtësisë nuk ka qenë më korruptiv se në këtë periudhën, 2005-2015. Madje edhe sot ne kemi pasojat e saj. Kemi miliona referenca”, tha ndër të tjera Haxhiu.