Analisti Baton Haxhiu, gjatë emisionit Të Paekspozuarit në MCN TV, ku foli për procesin gjyqësor që ka nisur ndaj Sali Berishës, deklaroi ndër të tjera: “Nuk po them sa i korruptuar është Berisha, por që vajza dhe djali i tij kanë bërë namin, këtë e dinë edhe zogjtë në degë… Po flasim për një strukturë të organizuar që ka ndërtuar fuqinë përmes një njeriu që ka qenë në pushtet. Nuk mund të mohojmë këtë“.
Reagimi i Malltezit:
“Dje Baton Haxhiu, mjelesi i parave te shqiptareve nepermjet inceneratoreve dhe parave te korrupsionit te Edi Rames, njesoj si Adriatik Doci e Karlo Bollino, kreu sherbimin e radhes ndaj Rames duke me akuzuar mua per korrupsion, per te cilin, ne mungese te provave, iu drejtua bisedave te tij me zogjte ne peme.
I them z.Haxhiu te vijoje bisedat e tij me zogjte dhe te mbledhe prova per ti paraqitur ne gjykate ku do te ftohet te provoje deklaratat e tij, sa senile po aq edhe te pabaza. Haxhiu nuk permendi asnje rast korrupsioni, qe shqiptaret te dinin per cfare e kish fjalen, sepse dhe ai e di qe deklarata e tij jane fund e krye genjeshtra. Por kur parate e inceneratoreve dhe pagesat e Rames te zene syte dhe veshet, si dhe kur erzi njerezor te ka humbur qe prej kur ne Hage u prezantove si aset i UDB, nuk te intereson me c’te nxjerr goja, e shfaqjen e senilitetit e ha me buke.
Ne fakt, jo ushtar Haxhiu, por fenomeni i gjobvenies Haxhiu, Doci, Bollino e kompani, jane shoqeruesit simbiotike te narkoshtetit te Ramaduros, qe diten fryhen me para publike dhe naten mashtrojne per llogari te pagatorit te tyre dhe per te kamufluar krimet e ketij te fundit”