Rindërtimi i aksidentit/ Si vdiq Diogo Jota, komunikata e policisë: Çfarë ndodhi gjatë parakalimit (VIDEO+FOTO)

Bota e futbollit është tronditur nga lajmi i aksidentit tragjik në Spanjës, ku humbën jetën sulmuesi i Liverpool Diogo Jota dhe vëllai i tij. 28-vjeçari, sapo ishte martuar me të fejuarën e tij Rute Cardoso dhe kishte tre fëmijë. I vëllai André, dy vjet më i ri, ishte gjithashtu futbollist profesionist i Penafiel.

Shkaku i dyshuar i aksidentit

Shpimi dhe shpërthimi i një gome, që ndodhi gjatë përpjekjes për të kryer një parakalim ka shkaktuar rrëshqitjen e mjetit, të pamundur për t’u kontrolluar nga drejtuesi i automjetit. Pak më vonë, automjeti mori flakë duke mos lënë asnjë mundësi shpëtimi për sulmuesin e Reds Diogo Jota dhe as për vëllain që ishte me të që është konfirmuar nga “Guardia Civil” spanjolle.

Në deklaratë, autoritetet spanjolle zbuluan një shpjegim të parë për aksidentin që mori jetën e ndërkombëtarit portugez të Liverpool-it.

“Informacioni që kemi deri tani është se makina, një Lamborghini, pësoi aksident trafiku dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë një manovre parakalimi. Ngjarja ndodhi në orën 00:30 (ora portugeze), në komunën e Cernadilla, në provincën Zamora. Makina u përfshi nga zjarri dhe të dy pasagjerët brenda saj vdiqën”.

Lajme të tjera |  Akuzat e Monika Kryemadhit, Tedi Blushi ia fut të qeshurës

Kur u pyetën për identitetin e pasagjerëve dhe nëse njëri prej tyre ishte Diogo Jota, “Guardia Civil” konfirmoi: “Po, futbollisti i Liverpool-it dhe vëllai i tij, André Silva”.

Rindërtimi i aksidentit/ Si vdiq Diogo Jota, komunikata e policisë:Rindërtimi i aksidentit/ Si vdiq Diogo Jota, komunikata e policisë:Rindërtimi i aksidentit/ Si vdiq Diogo Jota, komunikata e policisë:

Rindërtimi i aksidentit/ Si vdiq Diogo Jota, komunikata e policisë:

Pamje nga vendi i aksidentit

Sakaq, një kamionist ka filmuar Lamborghinin e futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, vetëm pak minuta pas aksidentit, teksa makina po digjej. Vetë drejtuesi i kamionit e ka publikuar videon, ku shihet automjeti i shkatërruar në flakë, një pamje jashtëzakonisht e rëndë dhe tronditëse.

Dhjetë ditë më parë martesa me Rute Cardoso

Diogo Jota sapo ishte martuar me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë. Në profilin personal në Instagram dhe në atë të gruas janë fotot e ceremonisë dhe të “po-së përjetë” që çifti kishte shkëmbyer më 22 qershor. Fotot tregonin çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (2021), Duarte (2023) dhe një vajzë e lindur në 2024. Ai do të duhej të kthehej në Merseyside pas një jave për të nisur përgatitjet me skuadrën.

Kush ishte Diogo Jota

Bota e futbollit portugez, spanjoll dhe anglez është në shok. Diogo Jota ishte blerë nga Liverpool në 2020, i cili e kishte marrë nga një tjetër klub i ishullit (Ëolverhampton) duke paguar 44,7 milionë euro. Që atëherë ai ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Reds me të cilët ka luajtur 182 ndeshje, ka shënuar 65 gola dhe ka dhënë 26 asiste.

Lajme të tjera |  Kryemadhi shpërthen kundër Tedi Blushit: E largoi Metën nga shtëpia, nëse do fustanin dhe takat e mia, ia jap

Rindërtimi i aksidentit/ Si vdiq Diogo Jota, komunikata e policisë:

Rindërtimi i aksidentit/ Si vdiq Diogo Jota, komunikata e policisë:

Homazhe per Diogo Jota

Me fanellën e klubit të Merseyside kishte fituar tre trofe: në sezonin e kaluar kishte triumfuar në Premier League (2024-25) por në vitrinë kishte vendosur edhe një FA Cup (2021-22) dhe një Kupë të Ligës (2021-22). Së fundmi kishte festuar edhe suksesin në Nations League të fituar me përfaqësuesen luzitane që mposhti në finale Spanjën me penallti.

Diogo Jota e kishte filluar karrierën në vendlindje te të rinjtë e Gondomar për t’u transferuar më pas te përfaqësuesja U19 e Paços Ferreira (me të cilin mbërriti edhe në ekipin e parë). Atletico Madrid dhe Porto ishin formacionet e tjera me të cilat kishte veshur fanellën përpara transferimit në Angli.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us