Gjithçka e kryer, Arlind Ajeti transferohet në Superligë

Arlind Ajeti me shumë mundësi do të largohet nga Bodrumspor. Pas rënies së ekipit turk nga Superliga, edhe mbrojtësi i Kombëtares po shqyrton për mundësi të tjera, madje nuk mungojnë as ofertat.

Sipas mediave në Turqi, Ajeti është shumë pranë kalimit te Gaziantep. Akordi mes klubit të Superligës turke dhe mbrojtësit 31-vjeçar është arritur, teksa mbeten vetëm vizitat mjekësore hde më pas firma mbi kontratë.

Kujtojmë se Ajeti ka kontratë të vlefshme me Bodrumspor deri në vitin 2027. Por, rënia e klubit nga Bodrumi në kategorinë e parë turke, duket se ka ndikuar ndjeshëm në vendimin e shqiptarit.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Skënderbeu “godet” në merkato, korçarët transferojnë mesfushorin e Sassuolos

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us