ZYRTARE/ Nico Williams i “PLAS BOMBËN” Barcelonës, firmos me klubin tjetër spanjoll deri në vitin 2035

Nico Williams do të vazhdojë që të jetë pjesë e Athletic Bilbao. Pavarësisht se ra dakord me Barcelonën për një transferim, klubi katalanas nuk plotësonte kërkesat ekonomike të Bilbaos.

Ndërkohë që ditën e sotme, sulmuesi spanjoll ka tronditur katalanasit. Ai ka rinovuar kontratën me ekipin aktual, Athletic Bilbao deri në vitin 2035, një veprim ky që nuk pritej.

Madje, klauzola e tij e lirimit do të jetë 50% më shtrenjtë. Tashmë duket se shpresat e Barcelonës për të transferuar 22-vjeçarit kanë marrë fund.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Largohen edhe 3 futbollistë të tjerë, Tirana nuk kursen falënderimet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us