Beshiktashi planifikon të ardhmen me Muçin, e grumbullon në fazën përgatitore në Austri

Edhe pse është përfolur shumë për një largim të Ernest Muçit nga ekipi i Beshiktashit mësohet se drejtuesit e klubit janë të kënaqur me shqiptarin, i cili figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar për fazën përgatitore në Austri.

Sipas medieve truke sinjalet e klubit janë të qarta për lojtarët, të cilët nuk janë më planet e skuadrës për të ardhmen.

Në këtë listë lojtarësh, të grumbulluar për të zhvilluar fazën përgatitore nën urdhërat e Solskjaer, vihet re mungesa e emrave si Alex Oxlade-Chamberlain dhe Ciro Immobile.

Të dy futbollistët nuk konsiderohen më si të vlefshëm për kauzën e bardhezinjve dhe nuk janë grumbulluar pasi drejtuesit e klubit i kanë nxjerrë në shitje.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Ish-futbollisti i Argjentinës pjesë e Premier League, 47-vjeçari i bashkohet Arsenal

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us