Petro Koçi kërkon spastrime dhe në Fier: Aty kemi drejtorë arrogantë dhe të korruptuar, mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj “Republikës së Drejtorëve”

Spastrimet’ e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë ndaj ‘Republikës së Drejtorëve’ e quan Koçi në një postim në Facebook, ndërsa jep edhe arsyet e tij se përse e mbështet këtë nismë të Ramës.

Sipas Koçit, një ndër problemet më të mëdha të administratës qëndron pikërisht te drejtuesit lokalë që kanë mbetur të njëjtët prej vitesh, pavarësisht ndryshimeve të ministrave e deputetëve. Ai i cilëson ata si “arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar”.

Koçi kujton se edhe në vitin 2020, kur mori drejtimin e PS në Fier, ndërmori një betejë të ashpër ndaj administratës së korruptuar. Ai thekson se ndonëse kjo u interpretua si përçarje, rezultati i zgjedhjeve të 2021 në Fier tregoi se qytetarët kërkonin shërbim dhe ndëshkim të korrupsionit.

“Mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj Republikës së Drejtorëve. Janë ndërruar dhjetëra ministra e deputetë, por jo drejtorët. Mbeten po ata!  Arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar. Në shtator 2020 kur fillova detyrën e Kryetarit të PS Fier godita fort administratën në vartësi vendore dhe qendrore.

Disa të korruptuar politikë u përpoqën ta përkthejnë këtë qëndrim thuajse të përditshëm si përçarje. Por, rezultati u duk në zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njësitë e tjera të qarkut që u zhytën në rënie të qartë mori një rezultat që ruajti votat e 2017-ës, nëse llogarisim sigurisht votat e shumta të pavlefshme për shkak të fletëve ngatërruese të votimit.

Ky rezultat kur ne kishim në dorë vetëm çelesat e kashtës dëshmoi se populli kërkonte drejtësi dhe shërbim. Shumë vetë mendonin se me kishte dërguar Edi Rama pikërisht për të goditur korrupsionin, prandaj edhe na votëbesuan fort. Por përçarësit e vërtetë e të korruptuar të PS nuk ndenjën duarkryq. Filluan një gjueti shtrigash ndaj kujtdo që mbështeste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit në administratë.

Nuk qe e lejueshme që Kryetarit të PS ti behej like sepse përndryshe e pësoje. Në një rast hoqën nga puna një pastruese e cila me pafajësi politike klikonte like jo vetëm te pushtetarët vendorë, por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe që hallexhesha në fjalë të rregullohej diku tjetër. Historia pastaj u shëmtua pas zgjedhjeve kur në një qëndrim publik denoncova skemën me të cilën të fortët e Fierit kapnin financat publike në tenderët e prokurimet e enteve shtetërore në territorin tonë/

Lajme të tjera |  E shtuna me temperatura përvëluese! Parashikimi i motit për datën 5 korrik, ja sa do të shënojë termometri dhe zonat më të nxehta

Kryetarët e PS të Njësive Administrative u urdhëruan qe te mos vinin në mbledhjen e radhës qe thirrej rregullisht prej meje. Vetëm 2 prej tyre nuk iu përgjigjën urdhrit te korrupsionit. Supozohej naivisht që ky akt me dëmtonte mua.

Në fakt ky qe një akt i rëndë që godiste partinë së brendshmi. Në atë kohë nuk e bëra publik, por kërkova që të ndërhyhej fort nga lart. Di qe Kryetari Rama reagoi ndaj autorëve të ngjarjes politike kur kishte marrë vesh më vonë atë akt paçavureje.

Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën me të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton të përmend aferën 5D. Fatkeqësisht ka edhe sot nga këta “socialistët” e pasuruar ndër vite që vijojnë ta quajnë luftën ndaj korrupsionit si përçarje që dëmton unitetin.

Lajme të tjera |  "Po pres avionët F-35 nga Trump!", Erdogan: Shqetësimet e Greqisë janë të pa baza! Turqia nuk përbën kërcënim për askënd

Prandaj e mbështes fort këtë nismë të Edi Ramës. Edhe Fieri mezi e pret. Që ta heqë qafe edhe njollën e numërimit të kompromentuar te votave preferenciale për kandidatet, këtë shëmti te politikes aq të vjetër sa vetë prostitucioni”, shkruan Petro Koçi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us