Lë me “gisht në gojë” Barcelonën, zbulohen detajet e kontratës së re “monstruoze” të Niko Uilliamsit te Atletik Bilbao

Çështja Niko Uilliams ka qenë stuhia e vërtetë verore e kësaj merkatoje. Ishte intensiv, i papritur, dërrmues, por më 4 korrik gjithçka mbaroi
Futbollisti do të qëndrojë te Atletik Bilbao deri në vitin 2035, duke i mbyllur derën jo vetëm një transferimi të mundshëm te Barcelona, ​​​​por edhe të gjithë pretendentëve në të ardhmen.

Siç raportohet nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, në fakt, hapi i parë i baskëve për të bindur spanjollin ka të bëjë me super klauzolën, e cila do të bëhet aktive duke filluar nga viti 2026.

Një klauzolë prej 100 milionësh që do të impononte një pagesë monstruoze për Uilliamsin.

Paga, është vendosur në një bazë prej 10 milionësh neto në sezon, të cilave mund t’u shtohen bonuse të mëtejshme me arritjen e statistikave të caktuara në nivel individual. Bonuse që mund të shumëfishohen bazuar edhe në thirrjet dhe performancat me Spanjën.

Lajme të tjera |  Teuta “pazar” te rivalët, “rrëmben” një mbrojtës dhe një mesfushor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us