Mourinho thumbon Italinë: Nuk i mungoj, sepse askush atje nuk e fiton më Champions-in

I pranishëm në Silverstone, ku të dielën zhvillohet Çmimi i Madh i Formula 1, José Mourinho ka folur për “Sky Sport”, duke komentuar disa tema të aktualitetit. “Jam mirë, këto janë ditët e fundit të pushimeve. Të dielën nuk do të jem këtu sepse udhëtoj drejt Stambollit, tani fillon sezoni i ri”, – tha fillimisht “Special One”.

I pyetur për ndarjen tragjike nga jeta të bashkatdhetarit të tij, Diogo Jota, Mourinho u shpreh me dhimbje: “Ne të gjithë themi që kur dikush largohet ishte i mirë. Në fakt, ai ishte vërtet i mirë, një lojtar i fortë, që nuk kërkonte dritat e reflektorëve dhe vëmendje. Ndoshta një ditë do të kuptojmë pse ndodhin këto gjëra, por për momentin nuk ka asnjë shpjegim”.

Lajme të tjera |  Partizani kërkon lider në mesfushë, projektohen afrime të bujshme

Si zakonisht, nuk mungoi dhe një batutë provokuese nga tekniku portugez: “Arsyeja e vetme që mund të mungoj në Itali është sepse askush atje nuk e fiton më Ligën e Kampionëve atje”.

Sa i përket Interit dhe trajnerit të ri Cristian Chivu, portugezi nënvizoi: “Është një nga ‘fëmijët’ e mi. Ka mësuar nga eksperienca ime, tani është ndryshe. Një gjë është të jesh lojtar i madh, krejt tjetër të jesh trajner i madh. Shpresoj që t’i shkojë gjithçka mirë, ka kurajë dhe personalitet. E vetmja gjë që uroj është të mos fitojë tripletën. Mund të fitojë Champions-in, kampionatin dhe Kupën e Italisë, por jo të trija bashkë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us