Botërori i Klubeve/ Dy Garcia-t protagonistët kryesorë, Real Madrid i jep “leksione” Dortmundit dhe shkon në gjysmëfinale

Real Madrid ka triumfuar përballë Borussia Dortmund në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e fundit të Botërorit të Klubeve. Sfida e zhvilluar në “MetLife Stadium”, përfundoi 3-2.

“Los Blancos” ishin ata që dominuan përgjatë gjithë 90 minutave, duke mos i lënë mundësi gjermanëve. Ndërsa golat për madrilenët u shënuan nga Gonzalo Garcia, Fran Garcia dhe Kylian Mbappe. Në krahun tjetër golat për “verdhezinjtë” u shënuan nga Maximilian Beier dhe Guirassy.

Me këtë fitore të merituar, Real Madrid shkon në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Aty, spanjollët do të përballen me kampionët e Europës, Paris Saint-Germain, të cilët eliminuan Bayern Munich.

Lajme të tjera |  Tani nuk ka më dyshime, mesfushori shqiptar një hap larg Milanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us