Jo vetëm Arsenali, Al Nassr i Ronaldos gati të “rrëmbejë” sulmuesin e Realit

Edhe mbrëmjen e djeshme, Xabi Alonso nuk i dha aspak prioritet sulmuesit Rodrygo. Braziliani u aktivizua në fund në minutën e 86-të, duke mos patur mundësi të bëhej protagonsit ndaj Dortmundit.

Kjo tregon se Rodrygo nuk është aspak në planet e trajnerit spanjoll. Me shumë gjasa 24-vjeçari brazilian do t’i japë lamtumirën Real Madridit në merkaton e verës.

Prej kohësh për Rodrygon ka shfaqur interes Arsenali. Por së fundmi, edhe Al Nassr është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të madrilenëve. Ekipi saudit po ndërton një skuadër me kualitet për të fituar titullin kampion dhe Rodrygo do ishte një përforcim tepër i madh.

Lajme të tjera |  Mesi shmang 6 mbrojtës dhe në fund mposht portierin, realizon dy golësh e asist (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us