ZYRTARE/ Porto me trajner të ri, tekniku italian merr drejtimin e portugezëve

Porto kërkon që sezonin e ri të shpallet kampion dhe sot ka bërë një lëvizje të madhe. Skuadra portugeze i ka besuar Francesco Fariolit duke e emëruar atë trajner të ekipit të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Porto nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Trajneri 36-vjeçar nga Italia ka firmosur një kontratë me portugezët që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2027.

Për herë të fundit, Farioli drejtoi Ajaxin sezonin e kaluar. Ndërsa më parë, trajneri italian ka drejtuar ekipe të njohura si Karagumruk, Alanyaspor dhe Nicen në kampionatin francez.

Lajme të tjera |  Pritet konfirmimi në orët e ardhshme, Amir Rrahmani do të bëhet me shok të ri ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us