ZYRTARE/ Ekipi i Superligës merkato në Superiore, “rrëmbejnë” te kampionët

Llapi ka bërë afrimin e radhës të kësaj merkatoje. Ekipi nga Superliga ka transferuar ish-lojtarin e Vorës.

Xheis Rushiti tashmë është futbollisti më i ri i Llapit. Për sulmuesin kalimi te Llapi është eksperienca e parë e tij në Kosovë, me lojtarin që i është bashkuar menjëherë ekipit në stërvitje.

“Klubi Futbollistik Llapi njofton marrëveshjen e arritur me sulmuesin e qendrës, Xheis Rushiti.

22-vjeçari vjen nga radhët e KF Vora, klub me të cilin u shpall kampion në Kategorinë e Parë në Shqipëri dhe u inkuadrua në Kategorinë Superiore.

Për Rushitin, eksperienca me Llapin do të jetë e para në Kosovë, pasi që më parë ka luajtur edhe për kategoritë e reja të Internacional Tirana dhe Partizanit.

Sulmuesi është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore dhe do jetë forcë shtesë për edicionin e ri”, shkruan klubi.

Lajme të tjera |  Ditë e trishtë për presidentin e Skënderbeut, ndahet nga jeta personi i dashur i familjes së Ardian Takajt

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us