Fitore me pasoja për Egnatian, titullari absolut “braktis” rrogozhinasit për sfidën e kthimit në Champions League

Egnatia ia doli që të fitonte përball Breidablik mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League. Sfida që u zhvillua në Rrogozhinë, përfundoi 1-0.

Megjithatë, në momentin që po festohej goli i Ildi Grudës, mesfushori titullar, Regi Lushkja u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri kryesor. Një “dhimbje” koke për Edlir Tetovën, duke marrë parasysh që sfida tjetër do të jetë një transfertë e vështirë.

Fitore me pasoja për Egnatian, titullari absolut “braktis”

Momenti kur Lushkja u ndëshkua me karton të kuq

Tashmë, Egnatia duhet të bëjë pa Lushkjën në Islandë, me Tetovën, i cili ka si detyrë të përgatisë një tjetër 11-she titullare.

Lajme të tjera |  Botërori i Klubeve/ Fitore e pastër përballë Fluminense, Chelsea shkon në finalen e madhe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us