Botërori i Klubeve/ Fitore e pastër përballë Fluminense, Chelsea shkon në finalen e madhe

Chelsea ka triumfuar përballë Fluminense në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve. Sfida e zhvilluar në “MetLife Stadium”, përfundoi 2-0 në favor të anglezëve.

Ishte pikërisht sulmuesi brazilian, Joao Pedro ai që i shënoi të dy golat, duke bërë një debutim ëndrrash. Të parin e shënoi në minutën e 18-të, ndërsa golin e dytë e gjeti në minutën e 56-të.

Kështu, Chelsea shkon në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube. Aty do të përballet me një mes Paris Saint-Germain ose Real Madrid, të cilat do të duelohen mbrëmjen e nesërme.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ “Portier me profil serioz”, Tirana prezanton zëvendësuesin e Gentian Selmanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us