Baçi: Kështu nuk e mundim dot Ramën. Kryetari i PD? Zgjidhet me votë, jemi të pafuqishëm ta heqim apo ta vëmë ne

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u shpreh në një intervistë për Euroneës Albania se PD duhet të ndryshojë mënyrën e përballjes me regjimin aktual, duke theksuar se përballja me kryeministrin Rama është e vështirë.

Ai shtoi se në PD nuk ka nevojë për zgjedhje kryetari, pasi ky i fundit duhet të zgjidhet nga demokratët përmes votës, dhe jo të emërohet.

Në lidhje me mundësinë që Ervin Salianji të marrë postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Baçi tha se vota është e fshehtë dhe çdo kandidat duhet të tregojë performancën e tij për të marrë besimin e anëtarëve të partisë.

“Duhet diskutuar çdo gjë bashkarisht. Këtu duhet të ndryshojë mënyra se si do përballemi më këtë regjim.

Dhe më këtë regjim, duke qenë Rama aty, vështirë të përballohet.

Lajme të tjera |  “Nuk pi ujë diploma”, rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Këtu PD nuk ka nevojë për të zgjedhur kryetar, e ka kryetarin. Kryetari zgjidhet nuk emërohet, e zgjedhin demokratët, është punë vote, jemi të gjithë të pafuqishëm tek vota.

Në pikëpyetjet nëse PD mund t’i japë postin e sekretarit të Përgjithshëm Ervin Salianjit, Baçi u përgjigj se:

“Vota është e fshehtë, duhet të shkojmë në zgjedhje dhe duhet parë përformanca që do ketë e gjithësecili gjatë kësaj kohe kur të vemë në zgjedhje.

Por mund të mos jenë këta, mund të jenë dy të tjerë për t’u votuar. Atje përzgjidhet ai që mendohet se është më i saktë”, tha Luan Baçi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us