DINAMIKA- Si ndodhi tragjedia në Shkodër? Kapiteni i anijes u tha “jo”, turistët e shpërfillën. Humbi jetën për t’i shpëtuar

SHKODËR– Kokëfortësia dhe aventura që donin të ndjenin turistët e huaj i ka kushtuar jetën kapitenit të anijes, Arben Anamali. 51-vjeçari u zhyt dje në ujërat e liqenit të Shkodrës për të shpëtuar turistët që kishte marrë me vete në barkën e tij për të parë panoramën, por nuk e dinte që nuk do të shpëtonte dot jetën e tij.

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

Arben Anamali kishte dalë me anijen “Drini” nga Shiroka në drejtim të Zogajve. Sipas “AbcNews”, pasditen e djeshme, teksa lundronin, turistët nga Izraeli i kërkuan që të futeshin në liqen për t’u larë, kërkesë që iu refuzua disa herë nga kapiteni. Anamali i paralajmëroi për rrezikun, por askush nuk e dëgjoi. Nga 15 veta që kishte në bord, 5 prej tyre u hodhën për t’u larë edhe pse Anamali i kishte shpjeguar disa herë se ajo që po kërkonin ishte një “aventurë” shumë të rrezikshme për shkak të erës që po frynte.

Lajme të tjera |  "Berishës i thashë hiq dorë"/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit: Shqiptarët nuk të duan më…!

Por nuk e dëgjuan dhe u hodhën! Megjithatë nuk ia dolën dot që të qëndronin gjatë dhe për punë minutash kërkuan ndihmë. Në këtë moment, kapiten Arben Anamali ka notuar drejt turistëve, të cilat era e fortë i kishte larguar rreth 50 metra nga anija, ndërsa me vete kishte dhe dy komardare shpëtimi. Njërin grup me 3 persona i ka afruar pranë anijes, e më pas ka shkuar për të marrë edhe 2 turiste të tjera.

Edhe pse të 4 turistët i ka shpëtuar, vetë nuk ka mundur dot më që t’i afrohet anijes, për shkak se i shteruan fuqitë. Ndaj edhe sot, trupi i tij ende nuk është gjetur edhe pse po kërkohet me polumbarë. Në Shkodër, Arben Anamali njihet si mjeshtër i motorëve të barkave dhe skafeve, por edhe kapiten i licencuar, u punësua nga Bashkia Shkodër me 1 maj të 2024 kur edhe u sollën anijet turistike “Buna” dhe “Drini”.

Lajme të tjera |  DINAMIKA si ndodhi TRAGJEDIA në Shkodër/ Kokëfortësia dhe dëshira për aventurë e turistëve të huaj i kushtoi jetën kapitenit të anijes!

51-vjeçari baba i dy fëmijëve djalit 17 dhe vajzës 14 vjeçe, humbi jetën e tij, për të shpëtuat turistët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us