Agim Zeka e mbylli dje zyrtarisht me Partizanin. Klubi i kuq tregoi se palët kanë ndarë rrugët me mirëkuptim, njoftim i cili ndjek disa largime të mëparshme.
NJOFTIMI- “Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Agim Zeka. Sulmuesi 26-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim sot kontratën mes tyre. Partizani dëshiron t’i shpreh mirënjohjen Agim Zekës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron shumë suksese në karrierë. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”.
REVOLUCION- Partizani i ri ka nisur që në maj, ndërsa tashmë mund të ndërtohet një skuadër me të larguar. Me përjashtim të portës, të gjitha repartet e tjera janë prekur. Qirko, Hoxha dhe Tahri vijojnë me ekipin e drejtuar nga trajneri Gega. Pjesa tjetër, që mbylli sezonin e fundit, por nuk vazhdon më tej është: Osmanllari, Domgjoni, Shala, Vujnoviç, Taipi, Zeka, Eleke, Podstrelov. Po ashtu, edhe Mintongo që qëndronte i huazuar. Mbrojtësit Zuna dhe Baruti u kthyen nga huazimet në Kategorinë e Parë, por nuk u preferua qëndrimi në ekipin e parë.