Deputeti demokrat: Ervin Salianji mund të bëhet kryetari i ri i PD. Gazetari: Ai nuk mund t’i dalë para Berishës pa lejen e tij

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi thotë se Ervin Salianji e ka potencialin për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.

Megjithatë Korreshi vë në dukje se PD nuk është në fazën e zgjedhjes së kryetarit, pasi duhet më parë të shihet çfarë ka ndodhur me zgjedhjet.

“Është një lajm i mirë dalja e Salianjit, unë e kam shok, mik te pjesa personale, edhe koleg për një pjesë kohe. Salianji është një aset për PD-në, si çdo koleg tjetër, pavarësisht se ndryshe nga kolegë të tjerë Salianji ka bërë shumë beteja, siç ishte kjo betejë.  Është një figurë publike. Ka treguar që ka një karizëm në debatet televizive, patjetër që dalja e tij i jep një plus PD-së në këto momente amullie.

Për të menduar për të tjerat, t’i dalë përballë Berishës e me radhë. Unë mendoj që çdo njeri është i lirë të kandidojë përballë gjithkujt në PD, por së pari duhet të mbarojmë proceset në lidhje me zgjedhjet. Ne në parti s’futemi për të qenë ushtarë, as unë as Ervini. Gjithësekujt që futet në parti, edhe ne që e kemi nisur me ngjitje traktesh, flamurësh në shtylla elektrike, gjithësecili përfshi Ervinin ka një potencial për të qenë kryetar i PD-së. Por e para s’kemi garë, jemi në një faze ku duhet të shohim çfarë ka ndodhur me zgjedhjet”, tha Korreshi për MCN.

Pedagogu Zylyftar Bregu thotë se pas burgut, Ervin Salianji ka marrë disa ‘aksione’ më shumë brenda PD-së dhe e gjithë kjo për shkak të natyrës së akuzës.

Lajme të tjera |  Fadromat po SHEMBIN BUJTINAT pa leje, çfarë u thoshte Edi Rama banorëve të Thethit një vit më parë!

Sipas Bregut, “Babale” është një çështje aq komplekse sa mundet që Salinaji ta kthejë atë në një aset politik për të filluar një luftë për të arritur postin e kryetarit të PD-së.

“Rikthimi i Salianjit, mbarimi i burgut sigurisht e ridimensionon, i jep disa aksione më shumë brenda PD-së për shkak të natyrës së akuzës.

Natyra e akuzës i jep atij të drejtë të thotë që ishte akuzë politike, që ishte një burg politik. “Babale” është një çështje aq komplekse, aq e paqartë dhe e dyshimtë sa mundet që Salinaji ta kthejë atë në një aset politik për të filluar një luftë për të arritur atë që ju thoni, nëse e aspiron, të marri drejtimi n e PD.

Lajme të tjera |  DINAMIKA- Si ndodhi tragjedia në Shkodër? Kapiteni i anijes u tha "jo", turistët e shpërfillën. Humbi jetën për t'i shpëtuar

Është herët se këta nuk janë futur akoma në garë. Gjatë kohës që ka qenë në burg, kam dëgjuar elementë të PD që i japin Salinajit tiparet e një lideri, njeri që mban fjalën, ka lidership, mban lidhjet me bazën.

Këto tipare mund t’i japin atij parametrat për t’u futur në këtë garë. Por nuk besoj që Salianji, mund t’i dalë Berishës para pa lejen e Berishës”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us