Rama: Qendër monitorimi për ndërtimet. Kantierët duhet të kenë kamera online 24 orë dhe GPS

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë kantieret e ndërtimit do të pajisen me kamera 24/24. Ai deklaroi gjithashtu se do të marrin një tjetër masë duke mos lejuar lidhjen e ujit dhe dritave te ndërtimet pa leje.

“Të gjitha kompanitë e ndërtimit do të detyrohen që janë për qëllime fitimi, flasim për pallate e ndërtime që kanë impakte te caktuara në jetën e banorëve gjatë kohës së ndërtimit, që s’mund të lejojnë të kalojnë kufijtë  e lejeve që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit.

Ashtu sikundër kantieret qoftë të gjitha llojet kantieret e ndërtimit të pajisen me GPS që të monitorohet i gjithë trafiku i tyre edhe në funksion të hedhjes aty ku duhet të mbetjeve të kantierit dhe materialeve që hyjnë edhe dalin nga kantieri ku ka evazion të konsiderueshëm. Në legjislacion do të forcohet edhe më shumë roli dhe përgjegjësia e arkitektit sic e ka gjithë bota.

Lajme të tjera |  A jemi gati si shoqëri për parrullën Rama në burg, Berisha në burg!

Arkitektët që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejen e ndërtimit nuk mund të gëzojnë më licensën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale sic e ka gjithë bota, ndërkohë që leje përdorimi, shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepen më. Do të shikojmë një masë tjetër që të mos ketë lidhje të ujit e dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit zyrtarisht dhe nuk merr miratimin e strukturave përkatëse”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us