Stina e festave ka ardhur, me këmbanat që bien dhe bora që është e pranishme në rrugët e Europës dhe të botës. Krishtlindja ka festime të ndryshme në varësi të vendit, nga këndimi i këngëve dhe blerja e dhuratave. Sky News raporton për origjinën e festës tradicionale dhe sesi festohet në të gjithë globin.
Çfarë është Krishtlindja?
Krishtlindja festohet çdo vit më 25 dhjetor dhe është një festë e krishterë që përkujton lindjen e Jezu Krishtit. Ndërsa shumë e festojnë festën për të nderuar lindjen e Jezusit, ajo është bërë gjithashtu një festë kulturore mbarëbotërore dhe shpesh festohet nga jo të krishterët.
Termi anglez “Christmas” – një bashkim i Krishtit dhe meshës – është me origjinë relativisht të re, që daton nga koha kur kremtohej me një meshë në Kishën Katolike. Termi më i vjetër “Yule” daton që kur ishte një festë e solsticit të dimrit, sipas Britannica. Në vende të tjera, dita e festimit mund të quhet “Navidad” në spanjisht, “Natale” në italisht dhe “Noel” në frëngjisht, që rrjedh nga termi “lindja”.
A i festojnë të gjithë Krishtlindjet më 25 dhjetor?
Ndërsa protestantët dhe katolikët festojnë më 25, shumë vende dhe nënndarje fetare mund të zgjedhin t’i bashkohen periudhës festive në një ditë tjetër, kjo është në përputhje me kalendarin Julian.





