Zhvlerësimi i euros, BSH bleu 7.13 miliardë lekë valutë

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë një raport lidhur me ndërhyrjet në tregun e parasë dhe atë valuator përgjatë periudhës së tremujorit të dytë të këtij viti.

Sipas këtij raporti, injektimi mesatat ditor, ra lehtësisht në 26.93 miliardë lekë, krahasuar me tremujorin e parë që ishte 27.80 lekë.

Në një krahasim që merr në konsideratë sjelljen sezonale, mungesa e likuiditetit ka rënë me rreth 62%, nga 43.67 miliardë lekë në 26.93 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, për shkak të zhvlerësimit të euros, Banka e Shqipërisë, është detyruar të blejë valutë. Kështu, institucioni bleu në përmbushje të objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar në kundravleftën në lekë të 7.13 miliardë lekëve.

Lajme të tjera |  Plani i SHBA, si Europa do pajiset me armë bërthamore

Në raport sqarohet se për shkak të përqendrimit të blerjeve në dy javët e fundit, ndikimi në rënien e mungesës pritet të reflektohet në tremujorin e tretë.

Sa i përket operacioneve strukturore për menaxhimin e likuiditetit të sistemit bankar dhe portofolit të
Bankës së Shqipërisë, në raport thuhet se përgjatë tremujorit të dytë, institucioni ka mbajtur portofolin të pandryshuar në nivelin 59.57 miliardë lekë.

“Vlera e portofolit të bonove të thesarit të Bankës së Shqipërisë, prej 59.57 miliardë lekësh, është niveli më i ulët prej vitit 2019 dhe, në terma relativë, kundrejt borxhit publik të emetuar në monedhën kombëtare, madhësia e portofolit është nën 8.00%, krahasuar me rreth 25% në fillim të viteve 2000”, sqaron Banka e Shqipërisë.

Lajme të tjera |  Flamur Noka sulmon protestuesit: Kanë inat Donald Trump, se nuk iu plas për zogjtë. Pas protestës qëndron Sorosi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us