“Shkatërrim i pronës me zjarr”, Prokuroria regjistron procedim penal për zjarrin në qendrën tregtare të Lushnjes

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedim penal për vepren penale “shkatërrim i pronës me zjarr”, ndërsa po heton për shkaqet e rënies së zjarrit që dogji dhjetra biznese në katine  tretë dhe të katërt të një qendre tregtare në qendër të Lushnjes.

“Hetimet po kryhen në bashkëpunim të plotë me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit. Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare”, bën me dije prokuroria.

Ditën e sotme është raportuar se qendra tregtare “Metropol” kishte mangësi në sistemin e alarmit për zjarrin si dhe për numrin e vogël të fikëseve të zjarrit që ndodheshin brenda ambienteve.

Lajme të tjera |  Humbja më 11 maj/ Kandidatja e PD: Berisha është heroi ynë, por duhet të largohet. S'është normale të humbasë dhe mos të mbajë përgjegjësi

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Zjarri në Qendrën tregtare ‘Metropol Center’, Prokuroria Fier regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier informon publikun se për ngjarjen e ndodhur në qendrën tregëtare “Metropol  Center”, lagjia“Çlirimi”, Lushnjë, ka regjistruarprocedimin penal nr. 1846/2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Prokurorja e gatshme ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe janë kryer veprimet e para hetimore.

Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe grup oficerësh të policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurores. Hetimet po kryhen në bashkëpunim të plotë me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit. Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

Lajme të tjera |  Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje me pasoja të konsiderueshme për pronën, shëndetin dhe sigurinë e shtetasve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us