Humb jetën mjeku shqiptar në Itali/ Ambulanca u përplas me një autobus

4 persona humbën jetën menjëherë ndërsa 7 të tjerë u plagosën. Ky është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në tunelin “Ca’ Gulino” në autostradën mes Urbinos dhe Fermignano në Itali. Një ambulancë e Kryqit të Kuq u përplas kokë më kokë me një autobus të mbushur me fëmijë dhe shoqërues të tyre në një ekskursion të organizuar nga kisha.

Nga përplasja e fortë, ambulanca ka shpërthyer në flakë duke bërë që të humbin jetën të gjithë të 4 personat që ndodheshin në të. Mes tyre është edhe mjeku shqiptar Sokol Hoxha, 40 vjeç. Viktimat e tjera janë një infermiere, shoferi dhe pacienti 80-vjeçar që po dërgohej në spital. Nga të plagosurit, 4 janë transportuar në spitalin e Pesaros (2 fëmijë dhe 2 shoqërues) ndërsa 3 në spitalin e Urbinos (2 fëmijë dhe 1 shoqërues).

Lajme të tjera |  “Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi, është i vetmi “rrotë same” në atë grumbull mbetjesh”, Rama ironizon LaCivita

Lëndimet e tyre thuhet se janë të lehta dhe tashmë kanë nisur procedurat e daljes së tyre nga spitali. Fëmijët e tjerë që udhëtonin me autobus u transferuan në një automjet tjetër të vënë në dispozicion nga organizatorët e udhëtimit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë shihet se ambulanca kishte kaluar në krahun e kundërt të rrugës në një kthesë brenda tunelit. Megjithatë, do të jenë hetimet e kryera nga policia rrugore që do të japin qartësi përfundimtare të dinamikës. Autostrada u mbyll për disa orë për shkak të aksidentit pasi tuneli u mbush me tym.

Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 2 Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 3 Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 4Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 5 Scontro tra pullman e ambulanza in galleria a Urbino - RIPRODUZIONE RISERVATA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us