Fitore e pastër në miqësore, Dinamo “likuidon” ekipin e Kategorisë së Parë

Teksa është pushimi i kombëtareve, Dinamo ka zbritur sot në fushën e lojës. Kryeqytetasit e Ilir Dajës kanë sfiduar ekipin e Korabit në miqësore e cila është mbajtur në qendrën stërvitore të dinamovitëve në Arbanë.

Të besuarit e Dajës kanë triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 ditën e sotme. Lojtarët të cilët i dhanë këtë fitore inkurajuese ekipit të Dinamos u shënuan nga Jonuzi, Koma dhe Neziri.

Ky ishte një test mjaft i mirë i kryeqytetasve përpara se të rikthehen të luajnë në Superiore. Ndeshja e radhës e dinamovitëve do të jetë ndaj Egnatias javën e ardhshme në kampionat.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us