Xherdan Shaqiri te Kosova?! Kreu i FIFA-s, Infantino: Nëse do të…

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në një deklaratë të dhënë së fundmi ka përgëzuar Kosovën për rezultatet e saj dhe për rritjen që kjo përfaqësuese ka pasur gjatë një periudhe kaq të shkurtër kohore. Ai është shprehur me superlativa për “djemtë” e Franco Fodës.

“Askush nuk dëshiron të luajë sot ndaj Kosovës pasi ndjen rrezikun e humbjes. Nëse do të ishte njohur më herët në FIFA sot do të kishte Shaqirin dhe disa lojtarë majftë cilësor në kombëtare”, u shpreh Infantino.

Vlen të theksohet se “Dardanët “ po bëjnë një paraqitje me të vërtetë mbresëlënëse gjatë këtyre kualifikueseve të Botërorit, ku gjenden në vendin e dytë në grup. Kosova është shumë pranë fazës së “play-off”, por ekziston edhe skenari i vështirë për vendin e parë.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us