DETAJE- Efektivi në Fier plagos djalin e kolegut

Zbulohen detaje të tjera nga plagosja e të riut në Fier. Sipas burimeve të ZËRI, një efektiv i Policisë së Shtetit ka qëlluar për motive të dobëta me armë zjarri një të ri, i cili donte të shkonte tek koncerti në qendër të qytetit. Sipas të njëjtave burime, efektivi në debat e sipër ka nxjerrë armën e shërbimit ka qëlluar në këmbë të riun, megjithatë nuk ka rrezik për jetën. I plagosuri mësohet se është djali i kolegut të efektivit me iniciale SH.J., i cili edhe i plagosi të birin.

Aktualisht i riu është në spital, ndërsa Policia ka shoqëruar efektivin. Hetimet, për të shmangur konfliktin e interesit po kryhen nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore.

Lajme të tjera |  Rama flet për CNN, për protestat që kanë shpërthyer në Tiranë: Shqipëria është në sulm nga armiqtë e huaj dhe konkurrenca, i njohim kush janë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us