Korçarët homazhe për Vassilis Karras: Jemi rritur me këngët e tij

Qytetarët korçarë kanë ndezur qirinj e kanë kryer homazhe pranë katedrales “Ringjallja e Krishtit” për këngëtarin grek Vasilis Karras, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Këngëtari grek vite më parë ka dhënë dy koncerte në qyetetin e Korçës. Kjo është edhe arsyeja sipas ish-deputetit Ligoraq Karamelo që lidhja e korçarëve me Vasilis Karras vazhdon të jetë e fortë.

“Jemi rritur me këngët e këngëtarit të njohur grek. Ai ishte qytetar i Korçës, vërtet grek po u bë e korçar. Koncerti që ka dhënë në Korçë ai e përmendte kudo si arritje artistike. I kemi kënduar këngët e tij dhe do i këndojmë, ishte zë i paarritshëm. Ishte idhull për ne këngëtarët. Do mbetet i pavdekshëm dhe i përjetshëm në kujtimin tonë,”– është shprehur Dhimitër Dhisho, një nga këngëtarët më të njohur korçarë.

Lajme të tjera |  LaCivita flet me shifra: Mendoj që sonte ishin 20 mijë persona në mbështetje të Berishës

Në 10 Qershor 2000 Vasilis Karras ka mbushur një stadium të tërë në Korçë me fansa të cilët ende dhe sot e kujtojnë atë koncert.

Këngëtari Vassilis Karras u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare në 24 dhjetor. Sipas informacioneve, këngëtari kohët e fundit ishte shtruar në reaminacion për shkak se ishte infektuar nga koronavirusi. Sipas mediave greke, ai dha frymën e fundit nga një goditje në tru.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us