‘S’futesh dot!’/ I riu qëlloi me grushta efektivin, Policia jep detaje: Inspektori e qëlloi me armë, ishte vetëmbrojtje

Policia e Fierit ka sqaruar rrethanat e plagosjes me armë zjarri të një 26-vjeçari në qendër të Fierit, pasi u konfliktua me një efektiv të policisë.

Sipas bluve të Fierit, i riu ka tentuar të hyjë me makinë në një zonë ku ishte ndaluar qarkullimi për shkak se po mbahej një koncert. Në momentin që efektivi i policisë e ka ndaluar, 26-vjeçari ka zbritur nga makina dhe ka nisur ta qëllojë me grushte në fytyrë.

Sipas policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar një herë në këmbë.

Aktualisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Fierit janë duke kryer hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për të përcaktuar nëse përdorimi i armës nga polici ka qenë apo jo brenda kushteve të caktuara.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Lajme të tjera |  Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B.,  ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të tjera |  Berisha: Ndërtoni ëndrrën shqiptare në Shqipëri, vota juaj ka peshën e së ardhmes

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us