Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Fier, ku mbeti i plagosur 26-vjeçari, Daniel Braçi. Mësohet se riu, i cili u qëllua me armë zjarri në këmbë nga polici, Shkëlqim Jahelezi për motive të dobëta rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.
26-vjeçari është një person i njohur për Policinë, i cili në 2019 rezulton se ka qenë përsëri pjesë e një ngjarjeje me efektivë.
Në 31 gusht 2019, pas një konflikti mes dy familjeve, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe mjete prerës, katër shtetas, Braçi, ka marrë armën e shërbimit një prej punonjësve të Policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë dhe ka plagosur me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër.





