Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.
Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.
Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale sonte.
Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje. Trupat duhet dërguar për ekzaminim, ndërsa I dyshuari është në kërkim dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij.
Hetimet janë në vazhdim.





