E FRIKSHME, i riu fshihet mes rrotave të avionit, fluturon nga Algjeria në Paris! Gjendet i ngrirë

Një skenë të tillë mund ta kishim parë vetëm nëpër filma, por ja që ndodh dhe në jetën e përditshme. Bëhet fjalë për një djalë, rreth të 20-tave, i cili u gjet në kushte të rënda shëndetësore i fshehur në rrotat e një avioni, pasi kishte udhëtuar nga Algjeria në Paris i fshehur aty. Për shkak të mungesës së oksigjenit dhe temperaturave ekstremisht të ulëta, që në lartësi të tilla shkojnë deri në -50 gradë Celsius ai u gjet i ngrirë nga punonjësit e aeroportit, por me shenja jete.

I riu nuk kishte një mjet identifikimi me vete. Ai u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas të dhënave nga Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara, 132 persona kanë fluturuar të fshehur në rrotat e para të avionëve nga vitit 1947 deri në vitin 2021. Fatkeqësisht shumica e tyre kanë humbur jetën për shkak të mungesës së oksigjenit dhe kushteve atmosferike.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Katër muaj më parë, dy pasagjerë u gjetën të vdekur pas mbërritjes në hapësirën e rrotave në avionin e një linje që fluturonte nga Santiago, Kili drejt kryeqytetit kolumbian Bogota. Në korrik 2019, trupi i ngrirë i një burri ra në një kopsht në një periferi të Londrës, që besohet të ketë rënë nga ndarja e pajisjeve të uljes së një avioni të Kenya Airways që i afrohej aeroportit Heathrow. Sipas shifrave të FAA-së, shkalla e vdekshmërisë për kalimtarët që fshihen tek rrotat e avionit është 77 për qind.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us