Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në trotuar, thyen pemët dhe rrezikon kalimtarët

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Kastriot Muço” në Fier. Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si paosjë e përplasjes së fortë njëra ka përfunduar në trotuar duke thyer dhe disa pemë dhe kosha mbeturinash. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtar të lënduar, pasi në momentin e aksidentit ka pasur disa qytetarë që po kalonin në vendin e ngjarjes.

Dhe drejtuesit e mjeteve nuk kanë pësuar lëndime Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Blutë e Fierit nuk kanë dalë ende me një reagim zyrtar.

Lajme të tjera |  Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us