SPAK kërkon burg për Malltezin: Parastrimi i parave impaktoi sistemin financiar

SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon rikthimin në burg të Jamarbër Malltezit. Dy prokurorët e çështjes shprehen se ai ka kryer korrupsion, duke bashkëpunuar me funksionarë të lartë të kohës. Prorurorët përmendin edhe emrin e kryedemokratit Sali Berisha.

Prokurorët e çështjes kanë thënë se ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se janë cënuar themelet e shoqërisë në strukturat më të larta. Organi i akuzës thekson se ka parasysh faktin se në këtë rast dyshohet se janë pastruar shuma të mëdha parash. Po ashtu, SPAK nënvizon se koha e aktivitetit kriminal të dyshuar ka zgjatur shumë.

Sipas SPAK, Gjykata e Apelit nuk ka respektuar ligjin, kur zbuti masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’. Dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, që kanë në dorë dosjen ‘Partizani’, i kanë thënë Gjykatës së Lartë se Shqipëria vuan ende nga korrupsioni i lartë dhe se kjo është arsyeja pse qeveria e Shqipërisë ka vendosur prioritet luftën ndaj korrupsionit.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

SPAK po ashtu shprehet se veprat penale për të cilat akuzohet Malltezi janë pastrimi i parave dhe korrupsioni, që parashohin dënime me burg. Aq më tepër, në rastin e dosjes “Partizani”, ka pasur bashkëpunim në korrupsion. Struktura e Posaçme Antikorrupsion vlerëson se pastrimi i parave ka impakt edhe në sistemin financiar të një vendi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us