DOSJA E PLOTË/ Nuk është një video, por janë tri. Djali i vogël ka filmuar babain teksa i dhunonte nënën. Ja çfarë u gjet në shtëpi

Nuk është vetëm një video amatore që provon kërcënimet, dhunën dhe kanosjet për vrasje të 41-vjeçares, Bedrie Loka, por janë tri të tilla.

Të trija videon janë realizuar nga aparati telefonik i djalit të vogël i Bedries, K.L, i cili në tre episode dhune ndaj nënës së tij, ka filmuar me telefon babain Xhemal alias Ervis Loka, teksa dhunën, kërcënon me vrasje gruan e tij.

Tre videot janë prova kryesore që ka administruara prokuroria dhe policia e Durrësit, ndërsa oficerët kanë marrë në pyetje dhe djalin e vogël të çiftit Loka, i cili ka treguar gjithçka që ndodhte brenda mureve të shtëpisë.

“Ora News” ka mësuar se në njërën prej videove Xhemal Loka, e kap në pjesën e kokës bashkëshorten e tij, duke e ofenduar me fjalë fyese, kërcënon dhe godet me sende të forta.

Ndërsa skena me kanosje me thikë dhe kërcënime kanë dy videot e tjera, të cilat janë regjistruar nga djali i vogël i çiftit.

Përmbajtjen e këtyre videove, i arrestuari Xhemal Loka gjatë marrjes në pyetje i ka konsideruar si pjesë normale të jetës në çift të ndikuara dhe nga fyerjet ndaj saj në rrjetin social, po dhe distanca.

Deri më tani ai është arrestuar për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj gruas së tij. Ndërsa pritet që këtë javë të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Xhemal Loka i ka qëndruar deklaratave të bëra paraprakisht që më 2 janar, se gruan ia vrau sedra pas gjuhës denigruese, fotove me sharje që vazhdonin të qarkullonin në rrjetin social “TikTok”.

Në dosjen e policisë thuhet se nëna e 4 fëmijëve i ka ndëruar jetë në datën 3 janar 2024 në qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Policia ka nisur hetimet duke shkuar në banesën e viktimës.

Në katin e parë të banesës në dhomën e ndenjes janë gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik, të dyshuar fotoksinë të cilat dyshohet se i ka konsumuar 41-vjeçaria.

Në tapetin e kësaj dhome shikohen dhe mbetje ngjyre gri nga materiali i fotoksinës.

Lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje burri i viktimës,Xhemal Loka, i cili ka shpjeguar se më datën 27 dhjetor 2023 ka ardhur në Shqipëri, pasi ndodhej në Francë. Ai ka sqaruar se banon me familjen e tij e përbërë nga Bedrie Loka, dhe 4 fëmijë.

“…kam 3 djem, quhen D.L, K.L. dhe A.L dhe një vajzë që e kam të fejuar. Sqaroj se gruaja ime ka patur stres e ankth në lidhje me kohët e fundit. Gruaja mund ta ketë kryer këtë veprim si pasojë që para rreth një viti persona të paidentifikuar, i kanë hapur një adrresë në “Tik Tok” në emrin e saj…”, ka treguar në polici bashkëshorti.

Lajme të tjera |  “Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi, është i vetmi “rrotë same” në atë grumbull mbetjesh”, Rama ironizon LaCivita

Më tej Xhemal Loka, ka sqaruar se një natë para ngjarjes Bedrie Loka, ka qenë në rregull nuk ka patur shqetësime, madje e kanë kaluar mirë dhe duke festuar Vitin e Ri.

Por sipas tij prej kohësh ajo kishte shfaqur idenë se nuk përballoj dot për foton që i kanë publikuar në rrjetin “TIKTOK”.

“…unë jam çuar në mëngjes dhe e kam parë Bedrien të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, mu në mes të shtëpisë. Me automjetin e vëllait të tij e kemi transportuar deri në urgjencën e Spitalit Durrës, dhe aty i kanë komunikuar se ka konsumuar fotoksinë, dhe e kanë nisur me ambulancë në drejtim të QSUT për mjekime më të specializuara dhe më pas e kanë quar në reanimacion. Por për shkak të gjendjes së rënduar, ka ndërruar jetë…”, ka treguar Xhemal Loka.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us