U vra në mes të qytetit me armë zjarri/ Zbulohet identiteti i viktimës në Vlorë. Reagon Policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (7 dhjetor) në qytetin e Vlorës, ka ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 23-vjeçar  Gëzim Sinomati.

Raportohet se i riu është qëlluar për vdekje me snajper në banesën e tij  në lagjen “Hajro Cakërri”.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

Lajme të tjera |  Bushati: PS dhe PD janë parti oligarkike, por tani Rama i ka marrë të gjitha, opozitës i kanë rënë br*kët...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us