DETAJE/ E ruanin nga larg!Gëzim Sinomati u vra me snajper sapo doli në ballkon, i vunë tritol në makinë 2 vite më parë

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë e cila ndodhi mbrëmjen e sotme (7 janar) në qytetin e Vlorës, ku u qëllua për vdekje në banesën e tij me snajper, i riu, Gëzim Sinomati.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit.

Mësohet se viktima është një emër i njohur për policinë, pasi dy vite më parë i vendosën tritol në makinë. Në lidhje me ngjarjen u vunë në pranga 3 persona.

Në vitin 2015 Sinomati është arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa ai rezulton  i dënuar edhe Belgjikë.

Lajme të tjera |  Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us