“Vëllai i saj nuk e ka parë derën e shtëpisë sonë”, vjehrra e Bedries: Djali ia fali, nuk i kërkoi llogari për TikTok

Familjarët e Xhemal Lokës kanë folur në hyrje të Gjykatës së Durrësit, ku shprehen se Bedria vrau veten për shkak të bullzimit në TikTok. Vjehrra e të ndjerës thotë se kanë pasur probleme me vëllezërit e Bedries, edhe për një shumë të konsiderueshme parash (40 mijë euro) që ishin marrë nga banesa.

Vjehrra: Jo, jo, fotot i ka hapur kushërira e Bedries jo ne. Jemi ndjerë shumë të prekur, djali ia fali, nuk i kërkoi llogaritë. Edhe lekët ia fali, ishin lekët e Xhemalit ato, vëllai i saj nuk e dinte derën e shtëpisë sonë. Ai vëlla që del atje live, 15 vite nuk e ka parë derën e saj motre.

Edhe vëllai i Xhemal Lokës, Fatmir Loka shprehet se vëllai i tij nuk ka ushtruar dhunë në drejtim të kunatës së ndjerë. Fatmir Loka u shpreh se vëllezërit e Bedries kanë kërcënuar familjarët e viktimës

Lajme të tjera |  “Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”/ Kryeministrit Rama i bërtet një qytetare në Vlorë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us