Aksident brenda Metalurgjikut në Elbasan, plagoset rëndë vëllai inxhinier i ish-ministres dhe një punëtor

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë j të hënes në një nga uzinat e Kurum International në ish kombinatin Metalugjik të Elbasanit.

Burime jo zyrtare konfirmuan se gjatë provave të instalimit të një makinerie ka ndodhur një aksident i rëndë.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosnjohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.

Për pasojë një inxhinier dhe një punëtor kanë mbetur të plagosur. Të plagosur janë David Elezi dhe Mikel Caku, vëllai i ish-ministres së arsimit, Evis Kushi që ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ata janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas në një spital privat.

Lajme të tjera |  Shqipëria drejt prodhimit të dronëve dhe armatimeve luftarake

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us